E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Londër, nis zbatimi i pagesës për ndotje të ajrit

E ashtuquajtura, zonë e emetimit të ulët ka nisur zbatuari në Londër.

Drejtuesit e makinave të vjetra dhe ato që krijojnë më shumë ndotje do të duhet të pagujnë për të hyrë në qendër të qytetit.

Drejtuesit e sistemit shtetëror, Transporti për Londrën shpresojnë se ky hap do të zvogëlojë numrin e veturave që krijojnë shumë ndotje në kryeqytetin e Britanisë, pasi vlerësohet se rreth 40,000 makina do të preken nga kjo pagesë.

Kryetari i Londrës, Sadiq Khan ka thënë se është e “rëndësishme që të përparojmë” në të luftuarit e ajrit toksik në Londër.

Shumica e ngasësve, veturat e të cilëve nuk janë në përputhje me vlerat e ndotjes, do të pagujnë 12.50 funta për të hyrë në këtë zonë çdo ditë.

Ata që nuk paguajnë këtë shumë do të gjobiten me 160 funta, ndonëse shkelja e parë mund të rezultojë vetëm me letër paralajmërimi.

Kjo zonë pritet të zgjerohet në pjesën veriore dhe jugore të rrugëve të Londrës deri më 2021.

Tranporti për Londrën ka vlerësuar se skema fillestare do të ndikojë me reduktimin e ndojtjes së ajrit për 45 për qind në dy vjet.

Khan ka thënë se ajri i ndotur i Londrës përbën “urgjencë për shëndetin publik”.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota