E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Lind bebja me peshë rekord në Kanada, plot 8 kg

Foshnja e lindur disa ditë më parë në Kanada kishte një ndryshim të rëndësishëm nga të porsalindurit e tjerë, ishte pothuajse dyfishi i mesatares. Në veçanti, djali i vogël i Britteney Ayres, fëmija i pestë i familjes me emrin Sonny, në ditën e parë të jetës së tij ishte 55 cm i gjatë dhe peshonte rreth 8 kg. Jo çuditërisht, ai ka lindur me prerje cezariane. Ai theu kështu rekordin e 13 viteve të fundit në maternitetin në Ontario, ku erdhi në jetë.

Familja ka ende gjithashtu tre djem, 6, 5 dhe 3 vjeç, dhe një vajzë, 1 vjeç, të cilët gjithashtu kanë lindur të mëdhenj (djali dhe vajza më e vogël, gati 7 kilogramë), megjithëse jo aq sa motra e tyre.

Gjinekologu i familjes, Dr. Asa Ahimbisibwe, u tha gazetarëve se ata prisnin që Sonny të lindte i madh, “por jo aq i madh. Kur e vendosëm në peshore ishim të sigurt”, tha doktori, duke shtuar se kur e panë peshën e tij, mjekët dhe mamitë filluan të brohoritnin.

Gjinekologu i familjes, Dr. Asa Ahimbisibwe, u tha gazetarëve se ata gjithashtu prisnin që Sonny të lindte i madh, por jo aq i madh. Kur e vendosëm në peshore, tha doktori, mjekët dhe mamitë filluan të brohorisnin.

Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, pesha mesatare e një djali të porsalindur është rreth 3.5 kg, ndërsa foshnjat më të mëdha zakonisht nuk i kalojnë 4.5 kg. Sipas Librit të Rekordeve Guinness, në vitin 1879 lindi foshnja më e rëndë në histori, ishte me peshë 11 kilogramë, por ai vdiq 11 orë pas lindjes.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota