E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Lideri iranian, Khamenei: Bota po kundërshton të gjitha vendimet e Trumpit

Lideri iranian Ayatollah Khamenei tha se politikat e presidentit amerikan Donald Trump po përballen me kundërshtime nga e gjithë bota.

Uashingtoni po përgatitet të rikthejë sanksionet ndaj Iranit për eksportin e naftës dhe sektorit financiar e energjetik.

Lideri Suprem Ayatollah Ali Khamenei, tha se SHBA-të kanë dështuar të shtrijnë dominimin në Iran që nga Revolucioni Islamik më 1979.

“Bota po kundërshton cdo vendim të Trumpit”, tha Khamenei në televizionin publik.

“Qëllimi i SHBA-së ka qenë të rivendosë ndikimin që ka pasur para vitit 1979, por ka dështuar”.

Uashingtoni të hënën do të rikthejë sanksionet ndaj Iranit, për t’i bërë presion Republikës Islamike për negociata rreth energjisë bërthamore dhe programit të armëve bërthamore dhe për t’i dhënë fund mbështetjes ndaj grupeve në luftërat e Lindjes së Mesme.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota