E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Liderët europianë tregojnë respekt për kryeministren britanike

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë se ajo respekton vendimin e homologes së saj britanike, Theresa May për t’u larguar nga pozita që ka, dhe ka thënë se Berlini do të vazhdojë të punojë ngushtë me Londrën për të siguruar se Britania do të largohet nga Bashkimi Evropian në mënyrë të rregullt

“Unë gjithmonë kam pasur bashkëpunim të mirë me kryeministren britanike”, u ka thënë ajo gazetarëve në Mynih.

“Largimi i Britanisë nga Bashkimi Evropian përbën një trazicion të madh dhe pavarësisht se çfarë ndodh tani në Britani, Qeveria gjermane do të bëjë gjithçka për të krijuar marrëdhënie të mira, dhe një Brexit të rregullt”.

Ndërkohë presidenti francez, Emmanuel Macron ka përshëndetur “punën e guximshme” të kryeministres May sa i përket Brexitit.

“Është shumë herët për të parashikuar pasojat e këtij vendimi. Franca është e gatshme të punojë me kryeministrin e ri britanik dhe të gjitha çështjet dypalëshe”, është cituar të ketë thënë ai, sipas një deklarate të publikuar nga presidenca franceze.

Shefi i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka thënë se konsideron kryeministren May si “ një grua të guximshme për të cilën ka shumë respekt”.

Theresa May, ka njoftuar se më 7 qershor të do të largohet nga pozita e lideres së Partisë Konservatore në Britani, duke i hapur rrugën procesit të zgjedhjes së kryeministrit të ri.

Ajo do të luajë rolin e kryeministres derisa të zgjedhet lideri i ri, proces që mund të zgjasë disa javë.

May është përballur me presion të madh nga partia e saj për t’u larguar nga pozita që ka, pasi plani i saj për largim të Britanisë nga Bashkimi Evropian ka dështuar të miratohet në Parlamentin britanik.

Britania pritet të largohet nga BE-ja më 31 tetor të këtij viti, mirëpo fillimisht parlamenti në Mbretërinë e Bashkuar duhet të miratojë kushtet e largimit.

Vendimi për Brexit ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja kundruall 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota