E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Liderët e G7-ës mblidhen në Francë për të diskutuar për Iranin, Rusinë dhe Amazonën

Liderët e kombeve të fuqishme në botë janë duke u mbledhur të shtunën në jugperëndim të Francës në Samitin G7, për të diskutuar programin bërthamor të Iranit dhe mundësinë e inkuadrimit të Rusisë në këtë grup.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe kryeministri britanik Boris Johnson, janë në mesin e liderëve që pritet të marrin pjesë në samitin dy ditor, nën patronatin e presidentit francez Emmanuel Macron.

Para nisjes nga Uashingtoni, Trump u tha gazetarëve se pret një diskutim shumë të dobishëm me anëtarët e tjerë të G7-ës. Ai po ashtu bëri thirrje që Franca të tërhiqet nga plani për të vendosur taksa ndaj gjigantëve të teknologjisë në SHBA, Google dhe Facebook.

Macron tha se do të provojë të bindë Trumpin për të nënshkruar një document që siguron mbrojtjen e natyrës pas zjarrit të vazhdueshëm dhe shkatërrues në Amazonë.

Të gjithë sytë do të jenë nga marrëdhënia e Trumpit me pjesën tjetër të grupit. Këtë vit, Uashingtoni ka bërë presion të vazhdueshëm ndaj Bashkimit Evropian , për të detyruar Teheranin të diskutojë për programin bërthamor.

Trump po ashtu pritet të përballet me kundërshtime nëse vazhdon të insistojë se Moska duhet të kthehet në grup që më parë quhej G8. Rusia ishte përjashtuar nga formati G8 pas aneksimit të Krimesë së Ukrainës në mars të vitit 2014.

Anëtarët e tjerë të G7-ës kishin vendosur sanksione ndaj veprimeve të Moskës kundrejtë Ukrainës.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota