E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Liderët e BE-së miratojnë marrëveshjen Brexit

Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk ka njoftuar se liderët e BE kanë aprovuar një marrëveshje të rishikuar të daljes së Britanisë së Madhe nga BE.

Marrëveshja e Brexit do të hyjë në fuqi më 1 nëntor.

“Këshilli Evropian i bëri thirrje Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian që të lejojnë që marrëveshja të hyjë në fuqi më 1 nëntor 2019”, tha Tusk.

Pas miratimit të konkluzioneve të liderëve të BE-së për marrëveshjen e rishikuar të Brexit, Donald Tusk tha se ishte arritur një marrëveshje që do të shmangte “kaosin dhe atmosferën e konfliktit midis BE 27 dhe MB”.

Tusk theksoi se versioni i ri i marrëveshjes u pranua sepse kryesisht u aprovua nga Irlanda, por edhe nga Komisioni Evropian që do të thotë se është “i sigurt dhe me përfitim për qytetarët e BE-së”.

“Ndryshimi kryesor është pranimi i inspektimeve doganore gjatë hyrjes në Irlandën Veriore nga kryeministri Johnson. Kjo do të lejojë shmangien e pikave doganore midis Irlandës dhe Irlandës Veriore, dhe gjithashtu do të lejojë integritetin e tregut të vetëm,” tha Tusk.

Ai njoftoi se “hapi i fundit” tani ishte duke pritur konfirmimin e marrëveshjes në të dy parlamentet.

Presidenti i Këshillit Evropian u ka thënë “miqve britanikë” se nëse vendosin të kthehen, “dera për në BE do të jetë gjithmonë e hapur”.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota