Mbretëresha britanike, Elizabeta II, u është bashkuar liderëve botërorë, përfshirë presidentin amerikan, Donalad Trump dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel për të shënuar pushtimin detar më të madh në histori, çka i ka kontribuar përfundimit të Luftë së Dytë Botërore.
Mbretëresha, Princi Çarls, presidentë dhe kryeministra kanë duartrokitur veteranët, teksa së bashku me medaljet e tyre janë nderuar, pas përfundimit të filmit që ka treguar zbarkimin e trupave në Normandi.
Kryeministrja britanike, Theresa May ka qenë në shoqëri të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump në ngjarjet përkujtimore në Portsmuth.



