E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

​Letonia shpall gjendjen e emergjencës shëndetësore

Letonia shpalli sot një gjendje emergjente shëndetësore tremujore për shkak të ringjalljes së infeksioneve COVID-19 në nivele rekord, ndërsa vaksinimi i popullsisë mbetet në një nga nivelet më të ulëta në BE.

Numri i infektimeve ditore tani është më shumë se 1 000, një shkallë e përhapjes së pandemisë më e lartë se ajo që ishte parë më parë gjatë vitit.

Sipas rregullave të reja, maska bëhet e detyrueshme në të gjitha mjediset e hapura për publikun dhe çdo punonjës në administratën publike duhet të vaksinohet deri më 15 nëntor.

Të pa vaksinuarit nuk do të lejohen në supermarkete dhe vetëm dyqanet që konsiderohen thelbësore do të lejohen të hapen gjatë fundjavave.

Banorët janë këshilluar të punojnë në distancë sa herë të jetë e mundur.

“Unë ju kërkoj të mos grumbulloheni, të mos vizitoni të afërm dhe të zvogëloni kontaktet tuaja”, shkroi kryeministri Krisjans Karins në Tëitter.

Spitalet letoneze tashmë janë të tejmbushur nga pacientët e prekur me COVID-19.

Vetëm 48 për qind e letonezëve janë vaksinuar plotësisht, që është një nga nivelet më të këqija të vaksinimit në Bashkimin Evropian, pas Bullgarisë, Rumanisë dhe Kroacisë./Atsh

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota