E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Ky vend heq përfundimisht vizat nga e gjithë bota nga Janari i 2024-ës

Vizitorët në Kenia nga e gjithë bota nuk do të kërkojnë më vizë nga janari, tha presidenti William Ruto më 12 dhjetor.

Ruto tha se qeveria e tij ka zhvilluar një platformë dixhitale për të siguruar që të gjithë vizitorët do të marrin një autorizim elektronik të udhëtimit paraprakisht, në vend që të kenë nevojë të aplikonin për vizë.

“Nuk do të jetë më e nevojshme që asnjë person nga asnjë cep i globit të mbajë barrën e aplikimit për vizë për të ardhur në Kenia” , tha ai në një fjalim në kryeqytetin Nairobi në 60-vjetorin e pavarësisë nga Britania.

Ruto ka mbrojtur prej kohësh udhëtimin pa viza brenda kontinentit afrikan.

Në një konferencë në Republikën e Kongos në tetor ai tha se njerëzit nga vendet afrikane nuk do të kërkojnë vizë për të vizituar Kenian deri në fund të 2023.

Industria e turizmit luan një rol jetik në ekonominë e Kenias, duke ofruar pushime në plazh përgjatë vijës bregdetare të Oqeanit Indian dhe safari të kafshëve të egra në brendësi.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota