Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Sebastian Kurz
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot mori pjesë në takimin e mëngjesit, së bashku me liderë tjerë, të ftuar nga kancelari austriak, Sebastian Kurz, në kuadër të Forumit Ekonomik të Vjenës.
“Austria është vend mik që i ka dhënë Kosovës mbështetje të vazhdueshme në të gjitha proceset e rëndësishme nëpër të cilat ka kaluar vendi dhe tani është momenti që të shtyjë përpara në agjendën e BE-së edhe çështjen e liberalizimit të vizave”, tha kryeministri Haradinaj, duke përmendur faktin që Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për këtë proces të vëna nga Bashkimi Evropian.
Ndërsa Haradinaj kërkoi mbështetje nga Kurz për liberalizimin e vizave, kancelari austriak Kurz u fokusua në diçka tjetër.



