E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Kulturën e mirëseardhjes në Gjermani e mban gjallë rinia

Demonstrata të ekstremistëve të djathtë, sulme kundër migrantëve. Ka marrë fund kultura e mirëseardhjes në Gjermani? Një studim aktual i Fondacionit Bertelsmann tregon se ajo ende është solide.

“Mirëseerdhët në Berlin” – refugjatët mirëpriten në vjeshtën e vitit 2015

Migracioni është një nga temat që sundon emisionet politike në televizionin gjerman, ku politikanë e ekspertë flasin herë pas here për gjoja humbjen e kontrollit në vend dhe arritjen e kufijve të kapaciteteve pranuese. Në të njëjtën kohë autoritetet kanë regjistruar më shumë se 2000 vepra penale kundër azilkërkuesve vetëm në vitin 2018, marshimet e ekstremistëve të djathtë janë shtuar. Në një kohë që në vitin 2015 erdhën imazhe të tjera nga Gjermania: Refugjatë me valixhe që kalonin para njerëzve që i prisnin në stacione me ujë dhe arushë lodër. Ky gjest miqësie u bë i njohur si „kultura e mirëseardhjes”.

Por çfarë ka ndodhur me të tani? Një studim i i ri i Fondacionit të njohur Bertelsmann me titullin „Kultura e mirëseardhjes mes skepticizmit dhe pragmatizmit” tregon se ajo nuk është shuar. Sipas Orhan Kösemen, një nga autorët e studimit ajo ende gjendet në një nivel të admirueshëm. 2025 persona janë pyetur nga instituti i sondazheve, Kantar Emnid për aspekte të ndryshme të migracionit. Të anketuarit nuk duhej të jepnin qëndrimin  e tyre personal, por vlerësimin e tyre për qëndrimin e gjermanëve kundrejt migrantëve dhe refugjatëve.

Deutschland Menschen mit Migrationshintergrund (picture-alliance/Bildagentur-online)

Tendenca është positive

79% e të anketurave  besojnë, se migrantët që në Gjermani punojnë, janë të mirëpritur tek autoritetet, për refugjatët kjo shifër është 71%. Që migrantët konsiderohen të mirëpritur nga popullsia në vend për këtë dhanë një përgjigje pozitive 71% e të anketuarve, kurse për refugjatët kanë besimin e mirëpritjes vetëm 56%.

Kurse lidhur me mungesën e fuqisë punëtore, 41% e të anketuarve e mbështesin idenë e rekrutimit të fuqisë punëtore nga jashtë. Dy të tretat e të pyeturve shohin tek ky fenomen një efekt pozitiv për ekonominë gjermane. Edhe ardhjen e firmave të huaja e shohin shumica e të anketuarve pozitivisht.

Deutschland Empfang Flüchtlinge in München - Freiwillige Helfer HBF (picture-alliance/dpa/N. Armer)

Ndihmë vullnetare në Mynih për refugjatët, 12 shtator 2015

Migrantë dhe refugjatë

Sipas studimit, imazhi që vendasit kanë për migrantët luan rol edhe në kulturën e mirëseardhjes. Në Gjermani imazhi për migrantët është kryesisht pozitiv. Vetëm 45% e të anketuarve besojnë, se njihen arritjet e migrantëve. Sipas studimit shumë vetë besojnë, se integrimi në tregun e punës i refugjatëve sjell fryte për vendin pritës vetëm në plan afatmesëm apo afatgjatë. Në një kohë që duket se arritjet e gjeneratave të para të „gastarbeiter-ve”-punëtorëve të ardhur – për ndërtimin e Gjermanisë i janë lënë harresës.

Sipas Kösem, migracioni nuk është një temë bardh e zi. „Ka një përzierje të shanseve dhe rreziqeve, e kështu e shohin edhe gjermanët këtë temë.”  Krahas shanseve, që shumë vetë i shohin në ekonomi, gjermanët kanë edhe vlerësime skeptike. Afër 52% e të anketuarve mendon, se migrantë ka më shumë se sa duhet. Edhe tek pyetja, nëse Gjermania ka arritur kufijtë e kapaciteteve të saj, të anketuarit janë të ndarë. Gati afër gjysma e tyre, 49% mendojnë se Gjermania nuk duhet të marrë më refugjatë të rinj. Në vitin 2017 kjo shifër ishte më e lartë, 54%. Përkundër kësaj 37% mendojnë, se Gjermania mund dhe duhet të pranojë refugjatë më shumë, sepse këtë e kërkon nevoja humanitare.

Të rinjtë më të hapur

Studimi vëren një rënie të skepticizmit krahasuar me vitin 2017. Efektet negative të migracionit i shohin shumë vetë, por me tendencë rënieje: 71% shikojnë një mbingarkim të shtetit social, 69% shohin konflikte mes vendasve dhe refugjatëve, 64% shohin probleme në shkollë dhe 90% e shohin mungesën e njohurive të gjuhës si pengesë për integrimin.

Deutschlannd Symbolbild Hass in der Gesellschaft (Getty Images/AFP/O. Andersen)

Populistët e djathtë në një protestë në Chemnitz, 27 gusht 2018

Edhe pse Gjermania është një vend imigrimi, kultura e mirëseardhjes në Gjermani është e re. Kösemen thekson se „Gjermania është një vend i ri imigrimi në kuptimin e dyfishtë: nga njëra anë, sepse ne vetëm këto 15 vitet e fundit e perceptojmë veten si vend imigrimi. Tjetra, sepse të rinjtë në Gjermani e shohin më më pozitivitet migracionin se më të moshuarit.”

Një rezultat i studimit: Popullsia e re nën 30 vjeç dallon ndjeshëm në vlerësimin e perceptimin që ka ndaj migracionit e integrimit. Të rinjtë fokusohen më shumë tek shanset, se sa tek problemet që sjell migracioni për shtetin social dhe mungesën e apartamenteve. „Kjo lidhet edhe me atë, se numri i personane me sfond migracioni tek mosha 15-30 vjeç kap afër shifrën afër 30%, në një kohë që tek më të vjetrit kjo shifër është më e ulët, afër 20%””, thuhet në studim. Shumë të pyetur janë të mendimit, se migracioni e bën jetën më interesant, dhe e shohin atë si mjet kundër plakjes së shoqërisë. Gati 90% e të anketuarve shprehin shqetësimin, se shteti gjerman duhet të bëjë më shumë që refugjatët të lejohen të punojnë më shpejt në Gjermani.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota