E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Kryeministri spanjoll Sanchez kërkon përjashtimin e Izraelit nga “Eurovision”

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez ka bërë thirrje për përjashtimin e Izraelit nga Eurovision – sipas të cilit pezullimi i vendit nga konkursi më i madh muzikor në botë – është i nevojshëm për të qenë në solidaritet me popullin palestinez, i cili po përjeton absurditetin e luftës dhe bombardimeve.

Edicioni i këtij viti i Festivalit të Këngës në Eurovision ka përfunduar, por tensionet politike dhe dyshimet rreth votimit vazhdojnë ende.

Në edicionin e vitit 2025, fitues u shpall austriaku JJ me këngën e tij pop “Wasted Love”.

Izraeli, i kritikuar për pjesëmarrjen e tij në festivalin evropian pas pushtimit të Gazës – u rendit i dyti – i përfaqësuar nga Yuval Raphael me këngën “New Day Will Rise”.

“Askush nuk reagoi kur Rusia u ndalua nga garat ndërkombëtare dhe Eurovision pas pushtimit të Ukrainës”, tha Sanchez duke folur në prezantimin e raportit të “Fondacionit Cotec” – ndërsa bëri thirrje që i njëjti vendim të zbatohej edhe për Izraelin për shkak të luftës në Gazë.

Mesazhi i Sanchez u përforcua nga mesazhi i transmetuar drejtpërdrejt në “Television Espanola” (Rtve) para transmetimit të Konkursit të Këngës në Eurovision, i botuar në spanjisht dhe anglisht.

“Kur bëhet fjalë për të drejtat e njeriut, heshtja nuk është një opsion. Paqe dhe drejtësi për Palestinën”, tha transmetuesi publik spanjoll.

“Rtve” mund të gjobitet për këtë mesazh, pasi Unioni Evropian i Transmetimeve (“EBU”), organizatori i festivalit, mbështet neutralitetin politik të festivalit – i cili megjithatë është prekur nga çështjet gjeopolitike për vite me radhë.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota