E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson: Të gatshëm për të diskutuar Brexit-in kur BE-ja të ndryshojë qëndrimin

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, u tha udhëheqësve të Bashkimit Evropian se ai do të bisedojë me ta për Brexit-in, apo daljen e Britanisë nga BE-ja, kur ata t’i ndryshojnë qëndrimet për marrëveshjen e divoricit.

Në të kundërtën, Britania do të përgatitet të dalë nga blloku pa marrëveshje, tha zëdhënësja e Johnsonit.

Qëkur është bërë kryeministër javën e kaluar, Johnson ka biseduar me disa udhëheqës të BE-së, por ai nuk ka deklaruar ende se kur do të bëjë vizitën e parë jashtë vendit.

“Kryeministri ua ka bërë të qartë qëndrimin udhëheqësve evropianë. Marrëveshja e Tërheqjes nuk ka mundur të kalojë në Parlament tri herë, andaj duhet të ndryshojë”, tha zëdhënsja e Johnsonit për gazetarët në Londër.

“Kryeministri do të jetë i lumtur të bisedojë kur pozicionet të ndryshojnë”, tha ajo.

Britania ka arritur marrëveshje me BE-në mbi kushtet e divorcit nëntorin e kaluar, pas dy vjetësh negociata.

Por, ajo është refuzuar tri herë nga Parlamenti britanik, çfarë ka çuar edhe në dorëheqjen e kryeministres së deritashme britanike, Theresa May.

Zyrtarët evropianë kanë përsëritur muajin e kaluar se nuk do të ketë negociata të reja.

Britania, e cila ka vendosur për Brexit në një referendum në vitin 2016, duhet të largohet nga BE-ja deri më 31 tetor.

Fondi Monetar Ndërkombëtar e ka paralajmëruar atë për pasoja të rënda ekonomike nëse Brexit-i bëhet pa marrëveshje me BE-në.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota