Ministri i Mbrojtjes, Damir Krstiçeviç: Do të blejmë avionë F16 në vlerë tre miliardë euro. Zgjedhja e ofertës izraelite për blerjen e avionëve ushtarakë F16 nga ana e qeverisë kroate përfaqëson “një vendim historik”.
Këtë e theksoi sot zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Damir Krstiçeviç, sipas të cilit “bëhet fjalë për një vendim që do të sigurojë vazhdimësinë e monitorimit të hapësirës sonë ajrore dhe vazhdimin me traditën të forcave tona ajrore ushtarake”.
Krstiçeviç tha në një deklaratë të raportuar nga televizioni “N1” se gara “zgjati më shumë se një vit, pas 15 vjet vonesë për shkak të mungesës së një vizioni të përbashkët të ushtrisë kroate dhe për shkak të shkurtimeve të buxhetit” .



