E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Kritika pas largimit të Austrisë nga pakti i migrimit të OKB-së

Tërheqja e Austrisë nga pakti i OKB-së për migracionin ka shkaktuar reagime dhe kritika ndërkombëtare. Edhe qeveria gjermane nuk e mirëpret këtë hap, por partia populiste AfD ndjehet e konfirmuar.

Griechenland Lesbos Flüchtlinge an Zaun / Protest vor Rückführung in Türkei (Reuters/G. Moutafis)

Ministria e Jashtme në Berlin ka reaguar pas tërheqjes së Austrisë nga pakti i OKB-së për migracionin. Pikërisht për të kontrolluar e sjellë në rrugën e duhur migracionin, ky pakt është i nevojshëm, theksoi Ministria e Jashtme në Berlin. “Prandaj shprehim keqardhjen, kur shtete të ndryshme, e sidomos partnerë tanë të ngushtë nuk duan të jenë pjesë e paktit”, thuhet në deklaratën gjermane. Edhe Komisioni Europian ka reaguar pas vendimit të Austrisë. “Ne besojmë edhe më tej, se migracioni është një sfidë globale e tek rezultatet të çojnë vetëm zgjidhje globale dhe shpërndarja e barrës.”

Sebastian Kurz (Imago/Pacific Press Agency)

Sebastian Kurz

Prioritet sovraniteti

Pas SHBA-së, Australisë, Hungarisë tani edhe Austria i ktheu kurrizin paktit të OKB-së për migrimin. Koalicioni konservator i ÖVP-së dhe FPÖ-së u shpreh se nuk do ta nënshkruajë paktin. Vendimi është i rëndësishëm për të ruajtur sovranitetin kombëtar, u shpreh, kancelari austriak, Sebastian Kurz. Marrëveshjen e kemi parë me vëmendje dhe “disa pika ne i refuzojmë, sepse përziejnë migrimin me azilin”, tha Kurz. Lëvdata për këtë vendim të Austrisë vijnë nga partia e ekstremit të djathtë, AfD në Gjermani. “Kush hyn në të ardhmen në Austri e vendosin vetë austriakët”, u shpreh kreu i partisë AfD, Jörg Meuthen.

Pakti i OKB-së për migracionin, pakti i parë i inicuar nga OKB si “pakt botëror për migracion të rregulluar, të kontrolluar e të sigurtë” do të duhet të miratohet në një konferencë ndërkombëtare në Marok në dhjetor. Ai përmban udhëzime orientuese dhe 20 masa konkrete, zbatimi i të cilave nuk është detyrues. Bëhet fjalë për një bashkëpunim më të mirë ndërkombëtar për të përmirësuar politikën e migracionit dhe standartet në mënyrën e veprimit me refugjatët./ la((afp, dpa, rtr)

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota