Koreja e Jugut do të vije së shpejti me një projekt pilot për të përdorur inteligjencën artificiale për njohjen e fytyrës dhe mijëra kamera CCTV për të gjurmuar lëvizjen e njerëzve të infektuar me coronavirus, pavarësisht shqetësimeve për “prekjen e privatësisë”.
Sipas mediave të huaja,projekti i financuar kombëtarisht në Bucheon, një nga qytetet më të dendura të populluara të vendit në periferi të Seulit, do të bëhet funksional në janar, tha një zyrtar i qytetit për Reuters.
Sistemi përdor algoritme të inteligjencës artificiale dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës për të analizuar pamjet e mbledhura nga më shumë se 10,820 kamera CCTV dhe për të gjurmuar lëvizjet e një personi të infektuar.



