E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Kongresi Amerikan: Buxhet deri në Mars për qeverinë

Kongresi amerikan ka miratuar legjislacionin për financimin e qeverisë deri në fillim të Marsit, duke shmangur një mbyllje të pjesshme të qeverisë.

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi masën e financimit afatshkurtër pasi Senati e miratoi atë, pavarësisht tensioneve politike. Demokratët dhe republikanët kishin qenë shumë larg në negociatat e tyre për buxhetin.

Projektligji u miratua me 314 vota pro dhe 108 kundër. Shumica e votave kundër ishin nga republikanët më konservatorë. Rreth gjysma e republikanëve bashkuan votat me demokratët në miratimin e projektligjit të tretë afatshkurtër që nga tetori. Projektligji zgjat deri në fillim të marsit shkallën aktuale të shpenzimeve qeveritare duke ofruar kohë që të dy dhomat e Kongresit të zgjidhin dallimet e tyre mbi shpenzimet për vitin fiskal që filloi tetorin e kaluar. Buxheti afatshkurtër për disa agjenci federale përfundon më 1 Mars .

Në nëntor, Kongresi miratoi një masë financimi afatshkurtër me dy pjesë. Disa financime kryesore do të zgjasin deri më 2 shkurt. Kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, është vënë nën trysni nga ligjvënës për të hedhur poshtë marrëveshjen prej 1.66 trilion Dollarësh të arritur me udhëheqësin e shumicës demokrate në Senat, Chuck Schumer, në fillim të muajit.

Johnson ka këmbëngulur se do ta respektojë marrëveshjen dhe ai gëzon mbështetjen e republikanëve. Ata thonë se ndryshimi i kursit tani do të ishte kthim prapa në premtimin e dhënë dhe do ta dobësonte pozitën e kryetarit në negociatat e ardhshme.

Që kur morën shumicën në fillim të vitit 2023, republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve kanë zhvilluar një betejë të ashpër kundër atyre që i cilësojnë si politika të padobishme dhe nivele të larta të shpenzimeve qeveritare. Miratimi i masës afatshkurtër vjen mes negociatave për një paketë të veçantë ndihmash për Ukrainën dhe Izraelin dhe miratimin e fondeve për të forcuar sigurinë e kufirit mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota