E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Konferenca e Mynihut mbi Sigurinë vë theksin tek kërcënimet ndaj rendit botëror

NATO thotë se do të pakësojë numrin e trupave në Afganistan nëse Talibanët do të tregojnë se janë të gatshëm e të aftë t’i japin fund dhunës në vend. Vendimi pason një marrëveshje të arritur këtë javë mes Shteteve të Bashkuara dhe Talibanëve këtë javë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s i bëri komentet gjatë punimeve të konferencës së Mynihut mbi Sigurinë, ku udhëheqësit botërorë janë mbledhur për të diskutuar kërcënimet e shumta me të cilat përballet sot bota, nga konfliktet deri tek shpërthimi i koronavirusit. Korrepondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell njofton nga konferenca.

Udhëheqësit botërorë dhe ata ushtarakë diskutuan në Mynih për një sërë çështjesh globale të cilave u duhet dhënë zgjidhje, nga konfliktet rajonalë në Lindjen e Mesme tek rritjen e konkurencës mes SHBA-së dhe Kinës.

Ndërkohë, një marrëveshje armëpushimi mes Shteteve të Bashkuara dhe Talibanëve u mirëprit nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

“NATO aktualisht ka rreth 16,000 trupa në Afganistan dhe ne jemi të gatshëm ta pakësojmë numrin e tyre nëse Talibanët janë në gjendje të demonstrojnë vullnetin dhe aftësinë reale për të ulur dhunën dhe nëse ne shohim një shteg drejt paqes”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-S, Jens Stoltenberg.

Në prapaskenën e Konferencës së Mynihut u shënua një përparim diplomatik. Serbia dhe Kosova, me ndërmjetësim të Shteteve të Bashkuara, nënshkruan një marrëveshje për rihapjen e linjave hekurudhore dhe autostradave, pas një mbylljeje 20-vjeçare.

Përplasja më e madhe e konferencës ka të ngjarë të ndodh sot (të Shtunën), kur përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara dhe Irani do të jenë brenda të njëjtave mjedise, vetëm disa javë pasi Shtetet e Bashkuara vranë gjeneralin iranian Qassem Soleimani.

“Mendoj se iranianët e kanë kuptuar se ky president (i Shteteve të Bashkuara) është i gatshëm të shkojë më larg. Vrasja e Soleimanit duhet të ketë qenë një thirrje për rizgjim për ta. Ai është i gatshëm t’i sfidojë ata në rajon. Mendoj se të dyja palët e kuptojnë se potenciali për konflikt ekziston. Dhe ndoshta kjo është ajo që nevojitet për rifillimin e një procesi diplomatik për këtë çështje”, thotë eksperti i politikave ndërkombëtare në Universitetin e St. Gallenit, James Davis.

Fjalimet e përfaqësuesve të të dyja vendeve do të ndiqen nga afër për çdo sinjal ndryshimi në qëndrime.

Në konferencën e këtij viti në Mynih ekziston një klimë e pashmangshme ankthi, që lidhet me frikën e prishjes së rendit liberal perëndimor si dhe të aleancave që e kanë mbajtur atë. Optimistët thonë se bota sot mund të jetë e rrezikshme, por të paktën dialogu vazhdon.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota