E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Komisioni Europian, takim për zgjedhjen e udhëheqësve

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian filluan të dielën një raund të ri bisedimesh, me shpresën për të realizuar një arritje të rëndësishme në mosmarrëveshjen diplomatike lidhur me postet e larta udhëheqëse në bllokun prej 28-vendesh.

Udhëheqësit deri tani kanë dështuar dy herë për të bërë emërimet kryesore, të cilat përfshijnë një zëvendës për Jean-Claude Juncker si president i Komisionit Europian dhe për Donald Tusk si kreu i Këshillit Evropian.

Zoti Juncker u tha gazetarëve para takimit se shpresonte që udhëheqësit do të ishin në gjendje të arrijnë një marrëveshje mbi kandidatët për postet më të larta të grupit në takimin e së dielës, pasi vonimi më tej i vendimit “nuk ka kuptim”.

Ai shtoi se kandidati i Partisë Popullore Evropiane duhet të merrte postin e tij, pasi partia PPE fitoi më shumë vota në zgjedhjet parlamentare të muajit maj. Partia PPE-ja e qendrës së djathtë është grupi më i madh politik në Parlamentin Europian, edhe pse humbi vendet në votimin në BE.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota