E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Kina teston 10 milionë banorë për 4 ditë, asnjë i infektuar

Autoritetet lokale kineze kanë testuar për koronavirus thuajse të gjithë 11 milionë banorët e qytetit Qingdao brenda 4 ditëve, për të ndaluar përhapjen e virusit i cili kishte prekur 13 persona gjatë ditëve të fundit.

Autoritetet shëndetësore bënë të ditur se morën mostrat e 9,9 milionë personave dhe kanë publikuar rezultatet e 7,6 milionë prej tyre deri tani, duke njoftuar se askush nuk ka rezultuar pozitiv, të paktën sipas pretendimeve të zyrtarëve vendas, raporton A2.

13 rastet e reja në Qingdao ishin të parat pas thuajse dy muajve pa transmetim të virusit brenda Kinës. Megjithatë, testimet u panë si mënyra për të kontrolluar virusin në këtë situatë dhe jo të merreshin masa të tjera, duke lejuar qytetarët të jetojnë normalisht.

Autoritetet nisën testimet ditën e diel, duke improvizuar qendra mjekësore rreth qytetit, të cilat ishin të hapura nga ora 7:00 e mëngjesit deri në 23:00 të mbrëmjes.

Zyrtarët e shëndetësisë në Kinë kanë thënë se qeveria po ndjek politikën e testimeve masive në raste të zbulimit të grupeve të infeksionit.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota