Pekini ka hapur zyrtarisht aeroportin Daxing, i cili ka kushtuar 63 miliardë dollarë, teksa qeveria tenton të lehtësojë presionin që ka aeroporti kryesor i qytetit.
Fluturimi i parë në këtë aeroport u realizua më 27 tetor. Aeroporti i ri ka katër pista dhe ka kapacitet që të pranojë 72 milionë pasagjerë në vit dhe prej vitit 2025, ky aeroport pritet që të jetë në gjendje të pranojë 100 milionë pasagjerë.
Kompania ajrore Air China kreu fluturimin e parë drejt Bangkokut, ndërkaq British Airways pritet të kryejë fluturimin e parë trans-kontinental për në Londër.



