E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Kina do të ndalojë shpërndarjen e dokumenteve me AirDrop dhe Bluetooth për arsye të sigurisë kombëtare

Rregullatori kinez i hapësirës kibernetike planifikon rregulla të reja në ndalimin e përdorimit të mjeteve të shpërndarjes me “wireless” të dokumenteve, sikurse Bluetooth dhe AirDrop për shkak të sigurisë kombëtare.

Ky veprim vjen pasi protestuesit në Kinë e përdorën AirDrop-in për shpërndarjen e përmbajtjeve gjatë protestave anti-qeveritare në tetorin e vitit të kaluar, duke anashkaluar kështu censurimin e internetit. Disa javë më vonë, Apple vendosi kufizime në përdorimin e AirDrop në pajisjet e saja në Kinë.

CNN raporton se draft propozimi u lëshua më herët gjatë javës nga Administrata e Hapësirës Kibernetike të Kinës, mbikëqyrësit të fuqishëm të internetit i cili i raporton trupit qeveritar të udhëhequr nga lideri shtetëror, Xi Jinping.

Qëllimi i rregullores është të “ruajë sigurinë kombëtare dhe interesat publike sociale” duke rregulluar përdorimin e mjeteve të komunikimit pa tel me rreze të afërt si Bluetooth, Wi-Fi dhe teknologji të tjera, thuhej në draft propozim.

Njerëzit nuk duhet të postojnë ose shpërndajnë informata “ilegale dhe të dëmshme” në rrjete të tilla dhe se duhet që shkeljet t’i raportojnë tek rregullatorit. Ata të cilët krijojnë dhe mbështesin rrjete të tilla, duhet që t’u kërkojnë përdoruesve që t’i ofrojnë emrat e tyre të vërtetë dhe informata të tjera personale.

Në fund drafti thotë se ofruesit e shërbimeve duhet që t’u përmbahen rregullave të sigurisë kur lansojnë aplikacione ose funksione të cilat kanë aftësinë e “mobilizimit të publikut” ose të mundësojë “shprehjen publike”.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota