E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Kim Jong Un ndalon përdorimin e kësaj fjale në Korenë e Veriut: Gjuhë e kalbur e kapitalizmit

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka ndërmarrë një iniciativë për t’i ndaluar disa fjalë që sipas tij, janë “gjuhë e kalbur e kapitalizmit”.

Ai thotë se kushdo që përdor terminologji ose fjalor që ka lidhje me Korenë e Jugut rrezikon dënime të rënda.

Ligji për Mbrojtjen e Gjuhës Kulturore të Phenianit përcakton dënime që variojnë nga puna e detyruar në kampet e punës deri te ekzekutimi, sipas “South China Morning Post”.

Qytetarëve u ndalohet të përdorin fjalë si “jagiya” që do të thotë “e dashur”. Bashkëshortët duhet të përdorin kundrejt njëri-tjetrit fjalë si “dongji” që do të thotë “shoqërues”.

Sipas një raporti, përdorimi i fjalës “të dua” është gjithashtu një tregues se koreano-veriorët shikojnë filma të Koresë së Jugut dhe për këtë arsye është i dënueshëm.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota