OTAVA, 6 dhjetor /ATSH-AFP/ – Ekonomia kanadeze ka humbur 71 000 vende pune në muajin nëntor duke shkaktuar një rritje të nivelit të papunësisë në 5,9%, niveli më i lartë që prej më shumë se një vit, njoftoi sot agjencia e statistikave.
Pas disa muajve stabilitet, papunësia u rrit me 0,4% në nëntor dhe arriti nivelin më të lartë që nga vera e vitit 2018 (6% në gusht, 5,9% në shtator).
Në nëntor, humbjet e vendeve të punës kanë prekur kryesisht sektorët për prodhimin e mallrave (-28,000 punonjës në fabrika, -6,500 punonjës në burimet natyrore) dhe në administratat (-25,000 punonjës), sipas agjencisë kanadeze të statistikave.



