E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Kaledonia e Re voton sërish kundër pavarësisë nga Franca

Banorët e territorit të Paqësorit, Kaledonisë së Re, votuan me shumicë dërrmuese të dielën për të mbetur pjesë e Francës, në referendumin e tretë që zhvillohet mbi këtë çështje, i cili sipas disa njoftimeve u bojkotua nga grupet pro-pavarësisë.

Autoritetet kanë shpërndarë përforcime policore në këtë territor, i cili ka një rëndësi strategjike për Francën dhe është pjesë e një përplasjeje më të gjerë për ndikim në Paqësor, mes vendeve perëndimore dhe Kinës.

Kanali televiziv lokal NC la 1ere njoftoi se pas numërit të 90.23 për qind të votave, 96.32 për qind e zgjedhësve kishin votuar kundër pavarësisë. Rezultati ka ngritur shqetësime për trazira si dhe pikëpyetje mbi legjitimitetin e procesit.

Arkipelagut, i cili ndodhet 2 mijë kilometra në lindje të Australisë, iu dha mundësia për zhvillimin e tre referendumeve lidhur me pavarësinë, bazuar në një marrëveshje të vitit 1988, që synonte lehtësimin e tensioneve në ishuj.

Deri në orën 17:00, me orën lokale, pjesëmarrja ishte vetëm 41.6 për qind.

Pasi refuzuan një shkëputje nga Franca në vitin 2018 dhe më pas sërish vitin e kaluar, banorët u pyetën për herë të fundit nëse “do të dëshironin që Kaledonia e Re të bëhej e pavarur”.

Aktivistët pro-pavarësisë e bojkotuan referendumin, duke thënë se ata donin që ai të shtyhej për në shtator, sepse “një proces i drejtë” sipas tyre ishte i pamundur, në kushtet e infeksioneve të larta me koronavirus.

Rezultati mund të përkeqësojë tensionet etnike, mes komunitetit të varfër indigjen Kanak, që në përgjithësi favorizon pavarësinë, me komunitetin më të pasur, të përbërë nga një popullatë e bardhë.

Lëvizja kryesore indigjene pro-pavarësisë, FLNKS, e ka quajtur këmbënguljen e qeverisë për të bërë përpara me referendumin, si “shpallje për luftë”.

Sipas gazetarëve të agjencisë së lajmev AFP pjesëmarrja ishte veçanërisht e ulët në zonat me shumicë Kanake.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota