E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Jo e parëndësishme

Nga Klaus-Dieter Frankenberger (FAZ)

Kryetarja e Partisë Socialdemokrate Gjermane, Andrea Nahles është e vendosur që ta mbështesë patjetër Turqinë në krizën monetare. Këtu ajo ka të drejtë. Po Turqia nuk është partner i lehtë.

Turqia është partnere e NATO-s, për të cilën nuk mund të themi se aq na bën – këtu kryetarja e Partisë Socialdemokrate Gjermane, Andrea Nahles ka të drejtë. Por ky partner “neve” nuk na e ka bërë të lehtë deri në fund. Politikanë drejtues, me në krye Presidentin e gjithëfuqishëm, e kanë sharë keq Gjermaninë; shtetas gjermanë mbaheshin dhe mbahen të arrestuar për shkaqe të mjerueshme.

Në transformimin në një sistem autoritar të prerë sipas Erdoanit bën pjesë edhe një politikë financiare dhe monetare, e cila është shkaku kryesor për rënien e kursit të këmbimit të Liras. Kjo rënie, e cila shoqërohet nga rënia në klasifikim në nivelin më të ulët të huave shtetërore turke, ashpërsohet nga konflikti me Uashingtonin. Shkas është mbajtja të arrestuar e një prifti amerikan; argumentimi për këtë është qesharak.

Një partner, i cili nuk i ka shkaktuar vetë vështirësitë, Gjermania vetëkuptohet që duhet ta ndihmojë. Në rastin e Turqisë, Presidenti i së cilës kërkon potere, sepse llogarit përmes saj mbështetje, nuk mund t’i jepet ndihma që përfytyron Nahles pa ndryshime politike. Për to do të këmbëngulte Fondi Monetar Ndërkombëtar. / D.W. /

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota