E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Jep dorëheqjen i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ukrainën

Kurt Volker ka dhënë dorëheqje nga pozita e të dërguarit të posaçëm të Shteteve të Bashkuara në Ukrainë, disa ditë pasi u përfshi në një polemikë mbi vendimin e presidentit, Donald Trump për të bllokuar ndihmën ushtarake për Kievin.

Universiteti shtetëror i Arizonës, ku Volker punon, konfirmoi raportimet e CNN, The New York Times dhe disa mediave tjera, se Volker ka dhnë dorëheqje.

Megjithatë, Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti amerikan i Shtetit ende nuk e kanë konfirmuar këtë lajm.

Emri i Volker është përmendur në ankesën e një informatori, i cili ka alarmuar mbi vendimet e Trumpit me Ukrainën, ku sipas informatorit, presidenti amerikan ka bllokuar ndihmën ushtarake për Ukrainën, shtet i cili po lufton me separatistët e mbështetur nga Rusia në pjesën lindore të vendit, që prej vitit 2014.

Dhoma e Përfaqësuesve po ashtu ka kërkuar nga Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo që të dorëzojë dokumentet e nevojshme për hetimet lidhur me procedurën e shkarkimit të Trumpit.

Demokratët kanë nisur procedurat për shkarkimin e Trumpit, pas një bisede ndërmjet tij dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenksiy.

Në telefonatën e 25 korrikut, Trump thuhet se i ka bërë presion homologut ukrainas, Zelensky, për të hetuar rivalin e tij kryesor nga Partia Demokratike, Joe Biden.

Demokratët thonë se presidenti Trump ka kërkuar ndihmë nga jashtë për të njollosur Bidenin – i cili shihet si kandidat i mundshëm për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 – dhe se ka përdorur ndihmën ushtarake për Ukrainën si mjet për të bërë pazare.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota