E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

“Jelekët e verdhë” në Francë në javën e 63-të të protestave

Sërish “Jelekët e verdhë” protestuan nëpër rrugët e Francës kundër politikave të qeverisë së presidentit Emmanuel Macron, transmeton Anadolu Agency (AA).

Vazhdojnë në javën e 63-të protestat e “Jelekëve të verdhë” të cilat filluan si reagim kundër rritjes së çmimit të karburanteve dhe kushteve të këqija ekonomike por që më pas u kthyen në protesta kundër qeverisë së Macronit.

Protestuesit të cilët u mblodhën në sheshin “Mireille-Havet” në Paris marshuan për në lagjen Villiers. Protesta u mbajt nën masa intensive sigurie dhe përfundoi pa incidente.

Ndërkohë, gjatë protestave në Toulouse ka patur tensione mes protestuesve dhe policisë, ku më pas forcat e sigurisë kanë ndërhyrë me gaz lotsjellës.

Gjithashtu protesta janë mbajtur edhe në qytete të ndryshme të vendit.

Policia franceze ashtu si në javët e mëparshme ka ndaluar zhvillimin e protestave në zonën përreth bulevardit Champs-Elysees, një nga simbolet më të rëndësishme të Parisit, përreth katedrales Notre-Dame e cila u dëmtua masivisht nga një zjarr në prill të vitit të kaluar si dhe përreth Parlamentit kombëtar dhe rezidencës Elysee.

Protestat e “Jelekëve të verdhë” filluan më 17 nëntor 2018. Që nga fillimi i protestave e deri më sot si pasojë e ndërhyrjes së policisë 11 persona kanë humbur jetën, 26 kanë humbur syrin, 5 personave u është këputur dora ndërsa rreth 500 të tjerë janë plagosur.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota