E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Javën e ardhshme vjen në Tiranë Mbreti Abdullah II i Jordanisë

Mbreti Abdullah II i Jordanisë vjen javën e ardhshme në Tiranë. Lajmi është zbuluar në një deklaratë të Oborrit Mbretëror. Mësohet se ai do të marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare të organizuar në kuadër të luftës kundër terrorizmit.

Takimi mbahet për herë të parë jashtë Jordanisë dhe do të diskutojë edhe ndryshimet në Ballkanin Perëndimor. Mësohet se në të do të marrin pjesë zyrtarë të çështjeve të sigurisë dhe çështjeve politike nga disa vende të rajonit dhe partnerë ndërkombëtare si dhe BE. Konferenca është organizuar nga qeveria shqiptare dhe ajo holandeze.

Pritet që takimi të hapet nga kryeministri Edi Rama ndërsa pritet që të jenë të pranishëm krerët e qeverive të Kosovës, Maqedonisë dhe Bullgarisë, por edhe 200 politikanë, përfaqësues të fesë dhe akademikë.

I quajtur “Aqaba Meetings”, u iniciua në vitin 2015 nga vetë Mbreti Abdulla II i Jordanisë. ©LAPSI.al

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota