E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Javën e ardhshme nënshkruhet pjesa e parë e marrëveshjes tregtare SHBA-Kinë

Zëvendëskryeministri i Kinës, Liu He, do të nënshkruajë pjesën e parë të marrëveshjes tregtare me Shtetet e Bashkuara, gjatë javës së ardhshme në Uashington.

Liu He është kreu i ekipit negociator për bisedimet tregtare me SHBA-në.

Ai do të qëndrojë në Uashington nga data 13 deri më 15 janar, njoftoi ministria e Tregtisë e Kinës.

Ekipet negociatore mbesin në kontakt të ngushtë për modalitetet e nënshkrimit të marrëveshjes, thanë zyrtarët e ministrisë.

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha më 31 dhjetor se marrëveshja me Kinën, e quajtur “Faza e parë”, do të nënshkruhet më 15 janar në Shtëpinë e Bardhë.

Trump gjithashtu tha se ai do të nënshkruajë marrëveshjen me “përfaqësuesit e nivelit të lartë të Kinës”, dhe se ai më vonë do të udhëtojë në Pekin për të filluar bisedimet për fazën tjetër të marrëveshjes.

Marrëveshja e arritur muajin e kaluar pritet të ulë tarifat dhe të rrisë blerjet kineze të energjisë dhe mallrave të prodhuara në SHBA, ndërsa adreson edhe disa mosmarrëveshje mbi pronësinë intelektuale.

Por, asnjë version i tekstit nuk është bërë publik.

Shtetet e Bashkuara filluan një luftë tregtare kundër Pekinit, një vit e gjysmë më parë, pasi e akuzuan për praktika të padrejta të tregtisë, të tilla si vjedhja e pronës intelektuale amerikane dhe subvencionet shtetërore të cilat i përfitojnë kompanitë kineze.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota