Japonia zbulon se është më e pasur në ishuj sesa mendohej.
Hartat dixhitale nga Autoriteti i Informacionit Gjeohapësinor të Japonisë (GSI) zbuluan kohët e fundit se ka 14,125 ishuj në territor, më shumë se dyfishi i 6,852 të kataloguar zyrtarisht në një raport të vitit 1987 nga Roja Bregdetare e Japonisë, sipas CNN.
Kjo nuk do të thotë se territori i Tokios është rritur vitet e fundit, por që, siç shpjegon GSI, përparimet teknologjike në rilevim kanë bërë të mundur identifikimin e ishujve që nuk ishin hartuar më parë, d.m.th. të gjitha sipërfaqet tokësore natyrore me një perimetër prej të paktën 100 metra, pa përfshirë ato të rikuperuara artificialisht.



