E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Japonia prezanton emrin e epokës së re

Japonia ka thënë se emri i epokës së re do të jetë “Reiwa” dhe do të fillojë kur Perandori Akihito të largohet nga froni në fund të muajit.

Sekretari i Kabinetit, Yoshihide Suga ka thënë më 1 prill se emri i ri do të fillojë se përdoruri më 1 maj, kur djali i Akihitos, Naruhito të zëvendësojë babain e tij.

Ai ka thënë se ky emër daton nga shekulli i shtatë dhe ka dy kuptime: “rei” që do të thotë “rregull” dhe “wa” zakonisht përshkruhet se “paqe” dhe “harmoni”.

Kryeministrja japonez, Shinzo Abe ka thënë gjatë një fjalimi para kombit se ky emër nënkupton se kultura ka lindur teksa njerëzit “kujdesen për njëri-tjetrin”.

Njoftimi i emrit të ri konsiderohet moment shumë i rëndësishëm në Japoni dhe shënohet me festivale dhe ngjarje speciale.

Akihito, 85 vjeçar ka njoftuar më 2017 se do të largohet nga froni më 30 prill të vitit 2019, duke përmendur shkaqe shëndetësore.

Emri i epokës së re ka ndikim shumë të madh në jetën e përditshme në Japoni, pasi njerëzit tani presin se çfarë do të ndodhë pas zëvendësimit të epokës së Akihitos, e cila ishte emëruar “Heisei” dhe do të thotë “paqja triumfon gjithandej”.

Japonia ende përdor kalendarët perandorakë të stilit kinez, vendi i vetëm në botë që bën një gjë të tillë. Aktualisht në Japoni është viti, Heisei 31, apo viti i 31-të i mbretërisë së Akihitos dhe jo 2019.

Një panel prej nëntë personave është përfshirë për muaj në bisedime sekrete për të zgjedhur këtë emër.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota