E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Japonia kundër mbiemrit të vajzërisë

OKB ka kërkuar rishikim të ligjit pasi diskriminon gratë

Ministrja japoneze për fuqizimin e grave dhe barazinë gjinore, Tamayo Marukawa, është mes një grupi deputetësh konservatorë që kanë kundërshtuar një ndryshim ligjor që do të lejojë gratë të mbajnë emrin e vajzërisë pas martesës.

Japonia është një nga disa vendet e industrializuara ku është e paligjshme që çiftet e martuara të kenë mbiemra të ndryshëm.

Kodi civil i vendit, i prezantuar në 1896, kërkon që çiftet e martuara të ndajnë një mbiemër, ndërsa nuk përcakton se cilin duhet të marrin. Në praktikë gratë marrin emrin e burrit të tyre në 96% të rasteve.

Vendimi i Gjykatës së lartë në 2015 erdhi katër vjet pasi një grup grash filluan një sfidë ligjore duke kërkuar dëmshpërblim për shqetësimin emocional dhe shqetësimin e detyrimit për të marrë emrin e burrit të tyre.

Marukwaa, është shprehur se kundërshtimi i saj për të lejuar çiftet të përdorin mbiemra të ndryshëm nuk do të ndikonte në angazhimin e saj për të drejtat e grave.

Politikanët dhe komentatorët konservatorë kanë argumentuar se lejimi i çifteve të kenë mbiemra të ndryshëm, do të dëmtonte njësinë tradicionale të familjes.

Komiteti i OKB-së ka rekomanduar një rishikim të ligjit, duke thënë se ai diskriminon gratë.

Në një sondazh të kryer tetorin e kaluar, 70.6% e të anketuarve thanë se nuk e kishin problem nëse çiftet e martuar përdorin mbiemra të ndryshëm, me 14.4% që mbështesin rregullimet aktuale.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota