E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Japonia goditet nga stuhia më e fuqishme në 25 vitet e fundit

Japonia është goditur nga një prej stuhive më të fuqishme në 25 vitet e fundit, teksa zyrtarët kanë paralajmëruar më shumë se 1 milion persona të evakuohen nga shtëpitë e tyre.

Stuhia Jebi ka prekur zonat perëndimore, duke sjellë shi të madh dhe është raportuar për erëra të fuqishme deri në 172 kilometra në orë.

Në disa pjesë të Kjotos, janë rrëzuar kulmet e stacioneve të trenit.

Ende nuk është raportuar për viktima derisa stuhia pritet të dobësohet, pavarësisht se është duke lëvizur në pjesë të ndryshme të këtij vendi.

Përveç tjerash është raportuar edhe për qindra anulime të fluturimeve dhe udhëtimeve me trena.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota