E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Izrael: “Faza e dytë” në luftë kundër Hamasit

Izraeli ka zgjeruar operacionet ushtarake me trupa tokësore në Rripin e Gazës. Kryeministri izraelit, Netanjahu foli për “fazën e dytë të luftës” dhe përgatiti popullin për një luftë të gjatë dhe të vështirë.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu e ka cilësuar operacionin ushtarak me trupa tokësore në Rripin e Gazës si fazën e dytë të luftës. Qëllimi është që “të shkatërrohen aftësitë e Hamasit dhe të kthehen qytetarët e marrë peng”, tha Netanjahu në një konferencë për shtyp. Vendimin për zgjerimin e operacionit tokësor e mori qeveria e emergjencës njëzëri. “Megjithatë jemi në fillim”, theksoi Netanjahu. Lufta do të “jetë e vështirë dhe e gjatë”. “Pas lufte do të duhet të japim përgjigje për të gjitha pyetjet e vështira, përfshirë edhe mua.”

Lufta do të "jetë e vështirë dhe e gjatë", tha Netanjahu - kryeministri izraelit para flamurit izraelit duke ngritur dorën lart

Lufta do të “jetë e vështirë dhe e gjatë”, tha Netanjahu

Sipas të dhënave të veta, ushtria izraelite depërtoi me trupa tokësore në veriun e Rripit të Gazës. Trupat tokësore kanë qëndruar aty, ndryshe nga ditët e fundit. Në këtë operacion marrin pjesë infanteria, trupat e tankeve, trupa inxhinierike dhe artileria. Do të rriten sulmet ndaj objektivave nëntokësorë dhe infrastrukturës së Hamasit, të kategorizuar si organizatë terroriste nga SHBA, Gjermania, BE e disa vende arabe. Më parë ushtria izraelite kishte ndërmarrë aksione të veçuara, të kufizuara në kohë. Para tre javësh, Hamasi militant islamik sulmoi Izraelin dhe vrau 1400 vetë e mori më shumë se 200 pengje.

Netanyahu: Do të bëjmë gjithçka për lirimin e pengjeve

Ne do të përdorim çdo mundësi për të “risjellë motrat dhe vëllezërit tanë të rrëmbyer në krahët e familjeve të tyre”, theksoi kryeministri izraelit. Më parë Netanjahu ishte takuar me familjet e viktimave. Përfaqësues të të afërmeve kërkuan në fund një këmbim të të burgosurve. Izraeli duhet të lejojë lirimin e të gjithë të burgosurve palestinezë nga burgjet izraelite në këmbim për pengjet izraelite. Sipas Netanjahut në kabinetin qeveritar është diskutuar ideja e këmbimit të të burgosurve palestinezë me pengjet.

Një zëdhënës i Hamasit militant-islamist ishe shprehur më parë, se pengjet do të lirohen, nëse Izraeli liron të gjithë të burgosurit palestinezë. Ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant tha në një  konferencë shtypi, se nuk kalon asnjë moment, në të cilin ai nuk mendon për pengjet. Por kthimi i tyre është një detyrë komplekse. Sa më shumë presion ushtarak të ushtrojë Izraeli, aq më i madh është shansi që kjo detyrë të përmbushet, tha Gallant. “Hamasi po përjeton tani tronditje që nuk i ka parë kurrë më parë.”/lla/tgsch

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota