E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Italia përplaset me Gjermaninë për emigrantët, kërcënon me mbylljen e aeroporteve

Roma ka kërcënuar se do të mbyllë aeroportet e vendit si përgjigje ndaj përgatitjes që po bën shteti jugor gjerman i Bavarisë për të deportuar një numër të madh migrantësh drejt Italisë.

“Nëse ndonjë në Berlin apo Bruksel planifikon të mbushë avionë me dhjetëra migrantë pa autorizim, ai duhet të dijë se asnjë aeroport nuk është dhe nuk do të jetë i disponueshëm”, deklaroi sot ministri italian i Punëve të Brendshme, Matteo Salvini.

“Ne do të mbyllim aeroportet ashtu siç mbyllëm portet”, theksoi kreu i ekstremit të djathtë në Itali, përcjell Atsh.

Sipas burimeve nga aeroporti i Mynihut, autoritetet bavareze po planifikojnë deportimin e parë në shkallë të gjerë drejt Italisë të migrantëve të cilit kanë mbërritur në kufirin Gjerman por që janë regjistruar fillimisht në Itali.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota