E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Ish-lideri austriak Kurz përjashton mundësinë e rikthimit në politikë

Në intervistën e tij të parë që nga pensionimi, ish-kancelari i Austrisë Sebastian Kurz tha se nuk po planifikon një rikthim në politikë.

“Unë e përjashtoj përgjithmonë një kthim [në politikë]”, tha ai për gazetën Kronen Zeitung, raporton agjencia e lajmeve dpa.

Paraqitja e tij në një konferencë të partisë, më 14 maj, do të shërbejë vetëm për të mbështetur pasardhësin e tij, Karl Nehammer, tha Kurtz.

Politika e brendshme nuk luan më asnjë rol në jetën e tij, tha 35-vjeçari, duke shtuar megjithatë: “Unë ende ndjek zhvillimet gjeopolitike”.

Kurz dha dorëheqjen nga posti i kancelarit në vitin 2021 dhe më pas nga politika në përgjithësi.

Kurz tani punon për miliarderin amerikan Peter Thiel në pozitën e strategut global.

Ndërkohë, gjyqësori po e heton atë, ndër të tjera, me dyshimin se ka dhënë deklarata të rreme në një komision parlamentar që hetonte të ashtuquajturën “çështja Ibiza”, një skandal që përfshinte zyrtarë te lartë austriak në veprime të kundërligjshme si dhe korruptive.

Kurz tha se i pëlqen të jetë në udhëtime, kryesisht në Lindje të Mesme dhe SHBA.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota