E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Irlanda përgatitet për një Brexit pa marrëveshje

Zëvëndëskryeministri irlandez, Simon Coveney, bëri publik legjislacionin që vendi i tij e ka përgatitur për të menaxhuar një Brexit pa marrëveshje.

Megjithatë, ai tha se shpreson të mos ketë nevojë përdorimi i tij.

Nëntë departamente qeveritare kanë punuar për përpilimin e legjislacionit që mund të përdoret në rast se Britania nuk arrin të miratojë një marrëveshje të re të Brexit-it pasi ajo paraprake nuk u votua nga parlamenti.

Zëvëndëskryeministri irlandez, tha se një Brexit i “çrregullt” do të ishte një “humbje” për Britaninë e Madhe, BE-në dhe Irlanden.

“Qëllimi i këtij legjislacioni është të sigurojë një tranzicion të qetë, nëse Britania largohet nga BE-ja pa një marrëveshje”, tha Coveney.

Kryeministrja britanike, Theresa May, tha ditë më parë se do të dërgojë për votim në parlament një marrëveshje të rishikuar të Brexit-it, sa më parë që të jetë e mundur. Megjithatë, ajo tha se kjo do të ndodhë pasi të sigurohen ndryshimet e marrëveshjes nga Bashkimi Evropian.

Megjithatë, Bashkimi Evropian tha se ka pak shpresë se mund të ndryshojë diçka nga bisedimet të cilat kryeministrja britanike Theresa May do t’i zhvillojë me zyrtarët e BE-së.

Kryeministrja May po përpiqet të dakordohet për disa ndryshime në pjesën e marrëveshjes që lidhet me të ashtuquajturën “backstop” që ka të bëjë me masat mbrojtëse në kufirin irlandez./Radio Evropa e Lirë

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota