E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Irani po përballet me situatën më të keqe ekonomike në 40 vitet e fundit

Presidenti i Iranit tha se vendi po përballet me situatën më të keqe ekonomike në 40 vitet e fundit, ndërkaq për këtë, sipas tij, duhet fajësuar Shtetet e Bashkuara dhe jo Qeverinë e Iranit.

Vitin e kaluar, presidenti amerikan Donald Trump u largua nga marrëveshja ndërkombëtare bërthamore me Iranin dhe vendosi sanksione ndaj Teheranit.

Punëtorët, përfshirë vozitësit e kamionëve, fermerët dhe tregtarët kanë mbajtur protesta kundër ekonomisë së varfër iraniane. Protestat ndonjëherë janë përcjellur edhe me përleshje me forcat e sigurisë.

“Sot vendi po përballet me presionin dhe sanksionet ekonomike më të mëdha në 40 vitet e fundit” shkroi presidenti i Iranit, Hassan Rouhani në faqen zyrtare të Presidencës.

“Problemet tona janë kryesisht për shkak të presionit të SHBA-ve dhe aleatëve të saj. Për këtë nuk duhet fajësuar Qeveria apo sistemi Islamik” ka thënë Rouhani.

Monedha e Iranit është luhatur në gjatë muajve të fundit, duke e bërë të vështirë për njerëzit e zakonshëm që të mbijetojnë.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota