E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Irani paralajmëron luftë të përgjithshme nëse sulmohet

Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, paralajmëroi se çdo sulm ushtarak amerikan ose saudit në Iran do të rezultojë me një “luftë të përgjithshme”.

Zarif e bëri deklaratën në një intervistë për rrjetin televiziv CNN.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, e quajti sulmin e fundit të telekomanduar mbi objektet e naftës saudite një “akt lufte”.

SHBA-ja akuzon Iranin se qëndron pas sulmit, por Teherani e mohon.

Përgjegjësinë për sulmin e së shtunës u morën rebelët Huthi nga Jemeni, duke deklaruar se ata e bënë këtë, për shkak të një ndërhyrje shumë-vjeçare saudite në Jemen që la dhjetëra mijëra të vdekur.

Sidoqoftë, disa ekspertë i kanë thënë Associated Press se raketat e përdorura në sulm nuk kishin varg të mjaftueshëm për të arritur objektivat e synuara nga Jemeni.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota