E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Irani kufizon qasjen në internet në prag të protestave eventuale

Irani ka bllokuar shërbimet e internetit në disa provinca më 25 dhjetor, një ditë para protestave eventuale në këtë shtet.

Kjo ndalje e shërbimeve është udhëruar nga “autoritetet e sigurisë”, ka thënë agjencia iraniane e lajmeve, ILNA, duke cituar një burim në ministrinë e Komunikimeve dhe Teknologjisë Informative.

Sipas burimeve, shërbimet e internetit janë ndalur në provincat: Alborz, Kurdestan, dhe Zanjan, në qendër si dhe perëndim të Iranit.

“Bazuar në këtë burim, është e mundshme që më shumë provinca janë të prekura nga ndalja e lidhjes ndërkombëtare”, ka thënë agjencia e lajmeve.

Ky lajm vjen pas postimeve në rrjetet sociale të disa personave që u kanë vdekur familjarët në muajin nëntor, për shkak të protestave për rritjen e çmimeve të naftës.

Organizata ndërkombëtare, Amnesty International, ka thënë se 304 persona janë vrarë në protestat e muajit të kaluar.

Zyrtarët iranianë kanë fajësuar këto protesta si të lidhura me “armiqtë”: Shtetet e Bashkuara, Izraelin dhe Arabinë Sauditë, që sipas tyre kanë organizuar marshet.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota