Irani tha të hënën se do të ndërmarrë “hapa të fuqishëm” për t’u distancuar nga marrëveshja bërthamore e 2015 nëse vendet evropiane nuk marrin masa për të anashkaluar sanksionet amerikane mbi eksportin e naftës iraniane.
Zëdhënësi i qeverisë Ali Rabiei tha sot se “nafta iraniane duhet të shitet dhe paratë që nxirren duhet të jenë të disponueshme për Iranin”.
Zyrtarët iranianë kanë caktuar afat të premten për vënien në zbatim të disa masave që e tërheqin Iranin nga marrëveshja e 2015 për kufizimin e programit bërthamor të këtij vendi në shkëmbim për reduktimin e sanksioneve.



