E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Iran, familjarët e viktimave protestojnë me zemërim ndaj qeverisë

Një grup protestuesish u mblodh në Teheran të shtunën për të vajtuar viktimat e avionit të rrëzuar në fillim të kësaj jave. Të afërm e miq të atyre që mbetën të vdekur gjatë incidentit u mblodhën pranë universitetit të Teknologjisë Amirkabir. Ata shprehën zemërimin e tyre ndaj qeverisë iraniane e bënë thirrje për dorëheqje të udhëheqësve të vendit lidhur me ngjarjen.

Teherani tha të shtunën se ushtria iraniane kishte goditur gabimisht aeroplanin ukrainas, incident që shkaktoi vdekjen e të 176 personave në bord.

Qeveritë e huaja e dënuan këtë veprim. Ukraina kërkoi kompensim të familjeve të viktimave ndërsa një zyrtar amerikan e quajti veprimin e Iranit të pamatur. Por Britania tha se pranimi i përgjegjësisë nga ana e Teheranit ishte një hap i parë i rëndësishëm dhe bëri thirrje për ulje të tensioneve.

Në komentet e tyre në facebook, iranianë të trishtuar nga humbja e të afërmve e miqve, thanë se autoritetet iraniane kishin shpenzuar më shumë kohë për t’u mbrojtur nga kritikat, sesa të shprehnin keqardhje për familjet e viktimave.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota