E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

I gjithë kabineti qeveritar në Korenë e Jugut ofron dorëheqjen pas përpjekjes së dështuar të ligjit të luftës

I  gjithë kabineti i Koresë së Jugut ka ofruar dorëheqjen, pas përpjekjes së dështuar të presidentit Yoon Suk Yeol për të vendosur ligjin e luftës në vend.

Sipas transmetuesit KBS, kabineti ka ofruar dorëheqje pasi paraprakisht stafi i lartë presidencial dorëzoi dorëheqje kolektive.

Këtë mëngjes, Zyra Presidenciale njoftoi dorëheqjen masive të shefit të kabinetit dhe sekretarëve.

Kryeministri Han Duck-soo u zotua se do të vazhdojë t’u shërbejë njerëzve pasi urdhri i ligjit ushtarak u hoq brenda natës.

Dorëheqjet vijnë pas deklaratës së paprecedentë të ligjit të luftës, që u rrëzua shpejt nga parlamenti duke krijuar turbulenca të theksuara politike në Korenë e Jugut.

Në një mbledhje të kabinetit, të kryesuar nga kryeministri Han Duck-soo, u miratua rezoluta, pasi Yoon u tërhoq nga vendimi i tij për të vendosur ligjin e luftës, i cili ishte refuzuar nga shumica e ligjvënësve.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota