E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Hungaria duhet të paguajë 200 milionë euro për shkeljen e rregullave të BE-së

Hungaria është akuzuar se ka injoruar në mënyrë sistematike rregullat e BE-së për azilin.

Bëhet e ditur se Gjykata Evropiane e Drejtësisë (GJED), ka urdhëruar Hungarinë të paguajë një shumë prej 200 milionë eurosh për kufizimet e vendit për ligjin e azilit.

Për më tepër, Hungaria do të duhet të paguajë 1 milion euro për çdo ditë vonese.

Siç raportohet, paratë do të zbriten automatikisht nga pjesa e ndarë e Hungarisë në buxhetin e BE-së, shkruan euronews.

“Dështimi për të përmbushur detyrimet përbën një shkelje të paprecedentë dhe jashtëzakonisht të rëndë të ligjit të BE-së”, tha GJED në një deklaratë.

Mosmarrëveshja daton nga dhjetori i vitit 2020, kur gjykata vendosi fillimisht se Hungaria, nën kryeministrin Viktor Orban, kishte qasje të kufizuar në procedurat e azilit për ata që kërkonin mbrojtje ndërkombëtare në vend.

Autoritetet hungareze u akuzuan për ndalim të paligjshëm të aplikantëve, duke shkelur të drejtën e tyre për të qëndruar në territorin kombëtar.

Ndërsa Hungaria shpërfilli vendimin e vitit 2020, Komisioni Evropian nisi një veprim të ri ligjor, i cili rezultoi në gjykimin e fundit.

Gjykatësit arritën në përfundimin se Hungaria ka shpërfillur “parimin e bashkëpunimit të sinqertë” dhe po “i shmanget qëllimisht” aplikimit të legjislacionit të bllokut për azilin.

“Kjo sjellje përbën një kërcënim serioz për unitetin e ligjit të BE-së, i cili ka një ndikim jashtëzakonisht serioz si në interesat private, veçanërisht në interesat e azilkërkuesve, ashtu edhe në interesin publik”, thanë gjykatësit.

Ndryshe, që nga ardhja në pushtet, Orban ka përqafuar një qëndrim të ashpër ndaj migracionit, duke përkeqësuar tensionet me Brukselin.

Muajin e kaluar, vendi votoi kundër çdo dosjeje të përfshirë në Paktin e Ri për Migracionin dhe Azilin.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota