E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Humbi zgjedhjet në prill, ish-kryeministrja finlandeze dorëzon mandatin e deputetes

Ish-kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, ka njoftuar se do të largohet nga parlamenti, duke dorëzuar mandatin si deputete.

Marin u mund me një rezultat të ngushtë në zgjedhjet e prillit dhe u tërhoq nga udhëheqja e partisë së saj Social Demokrate javën e kaluar.

Ajo thotë se është emëruar si këshilltare strategjike e Institutit Tony Blair për Ndryshimet Globale, një institut politik me bazë në Londër, i kryesuar nga ish-kryeministri britanik.

Duke refuzuar të përjashtojë një rikthim të ardhshëm në politikën finlandeze, Marin tha për shtypin se nga kjo detyrë e re do të përfitojë gjithë Finlanda.

Marin e udhëhoqi vendin përmes bllokimeve të COVID-19 dhe trazirave ekonomike që pasuan dhe, së fundmi, ka qenë një mbështetëse e Ukrainës pas pushtimit të Rusisë, duke e çuar me sukses Finlandën t’i japë fund mos-angazhimit të saj ushtarak në favor të anëtarësimit në NATO.

Duke marrë detyrën në vitin 2019, ajo ishte kryeministrja më e re në botë në moshën 34-vjeçare, duke tërhequr vëmendjen në mbarë globin.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota