E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Hong Kong, policia bllokon 10 milionë dollarë donacione për protestuesit

Policia e Hong Kongut njoftoi të enjten se ka bllokuar 10 milionë dollarë nga një fond dhurimesh në ndihmë të protestuesve pro-demokracisë dhe se kishte arrestuar nën dyshimet për pastrim parash katër anëtarë të tij.

Policia tha se hetimet ishin përqëndruar tek “Spark Alliance”, një platformë në internet jo-fitimprurëse e formuar në vitin 2016 e cila mbledh donacione për të siguruar mbështetje për kritikët politikë të autoriteteve pro-Pekinit.

Kjo është një prej dy platformave që mbledh miliona dollarë për ndihmë ligjore e çështje të tjera për personat e arrestuar gjatë protestave pro-demokracisë që kanë nisur në muajin qershor.

Por sipas policicë një pjesë donacioneve ishin përdorur nga pronarët e platformës për financimin e aktiviteteve të tjera.

“Zbuluam se paratë e dhuruara ishin transferuar në një kompani të regjistruar në parajsë fiskale dhe një pjesë e konsiderueshme e këtyre parave ishin investuan për të blerë siguracion personal” u tha gazetarëve shefi i policisë Chan Wai-kei.

Katër persona të moshës 17 dhe 50 vjeç (tre burra dhe një grua) u arrestuan për pastrim parash, përfshirë drejtorin e dyshuar të kompanisë fantazmë.

Chan nuk iu përgjigj drejtpërdrejt pyetjes së gazetarëve nëse dhurimi i fondeve për mbrojtje ligjore për protestuesit e arrestuar mund të konsiderohej si pastrim parash.

Muajin e kaluar “Spark Alliance” njoftoi në Facebook se banka HSBC kishte pezulluar llogarinë e saj pa u dhënë asnjë shpjegim.

Por as Spark Alliance dhe as HSBC nuk i janë përgjigjur ende kërkesave për komente mbi këtë çështje./VOA

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota