Të gjitha vajzave 17-vjeçare në Holandë, përfshirë princeshën Catharina-Amalia, këtë javë do t’u dërgohet ftesë për kryerjen e shërbimit ushtarak, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shërbimi ushtarak aktiv u shfuqizua në vitin 1997, por një ndryshim në vitin 2018 në ligj thotë se edhe vajzave do t’u dërgohen ftesa kur të mbushin 17 vjeç.
Ministrja holandeze e Mbrojtjes, Ank Bijleveld, njoftoi masën në rrjetet sociale, duke theksuar se djemtë dhe vajzat në vend jo vetëm që kanë të drejta të barabarta, por edhe detyra të barabarta.



