E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Hidrocentralet në Norvegji janë tejmbushur me ujë, banorëve iu ofrohet energjia elektrike falas

Në një vend ku energjia elektrike prodhohet pothuajse ekskluzivisht nga hidrocentralet, çmimi i një kilovat-orë është i lidhur me nivelin e reshjeve: sa më shumë të bjerë shi ose borë, sa më shumë të mbushen rezervuarët, aq më pak kushton energjia elektrike.

Stuhia Hans që goditi Skandinavinë në gusht dhe shirat e dendur të verës shkaktuan mbushjen e rezervuarëve dhe digave në disa pjesë të Norvegjisë.

Çmimi i spotit në kilovat orë, para taksave dhe kostove të transportit, pritet të variojë nga 0 në -0,3 krona (3 cent euro) sot në kryeqytetin Oslo dhe Bergen, qyteti i dytë më i madh i vendit që ndodhet në perëndim, sipas Europower.

Çmimi negativ do të thotë që kompanitë po paguajnë konsumatorët për të shitur prodhimin e tyre.

“Prodhuesit (e energjisë elektrike) kanë shpjeguar në të kaluarën se është më mirë të prodhohet kur çmimet janë paksa negative sesa të ndërmarrin hapa për të ndaluar prodhimin,” shpjegon faqja e internetit.

Ndonëse çmimi është paksa në të kuqe në disa zona të vendit, i cili ndahet në disa grupe çmimesh, kompanitë kryesisht sigurojnë shuma të lidhura me certifikatat e energjisë elektrike jeshile.

Sipas Europower, është hera e dytë që çmimet e energjisë elektrike janë negative në disa pjesë të Norvegjisë, e para më 8 gusht menjëherë pas stuhisë “Hans”.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota