E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Hap i pazakontë – Misisipi vendos të ndryshojë flamurin

Shteti i Misisipit vendosi të ndryshojë flamurin dhe të heqë nga ai flamurin e Konfederatës që është pjesë përbërëse e këtij flamuri, sepse është përkujtim i ish-pronarëve të skllevërve në shtetet jugore të SHBA-së.

Disa vende kanë të njëjtin flamur prej shekujsh, pavarësisht orientimit të tyre politik. Për shembull flamuri danez është i njëjti që prej mbi 800 vjetësh. Vende të tjera e ndryshojnë flamurin shpesh, pra me çdo kryeministët të ri, si për shembull në Afganistan. Por ndryshimi i flamurit për shoqëritë prendimore, si ndodhi në shtetin e Misisipit është një ngjarje shumë e pazakonshme, thotë për Deutsche Wellen Jörg Majewski anëtar i bordit drejtues të “Shoqatës së gjermane për hulumtimin e flamujve”.

Procedurë e pazakontë

Pas pavarësisë nga Meksika Teksasi ka pasur flamuj të ndryshëm. Flamuri i Misisipit ekzistonte prej 120 vjetësh. Dhe sipas ekspertit të flamujve “procedura për ndryshimin është veçanërisht e pazakontë sidomos në SHBA, sepse zakonisht zhvillohen tenderë, paraqiten skica për flamurin e ri dhe më pas për to merr vendim Senatit”. Në rastin e Misisipit ndodhi e kundërta, thotë Majewski.

Nachstellung der Schlacht von Gettysburg (picture-alliance/AP/The Evening Sun/S. Dunlap)

Sipas tij Misisipi është një shteti jugor klasik, ku flamuri i Konfederatës konsiderohet si flamur i pastër i shteteve jugore nga shumë qytetarë dhe është shumë popullor, jo vetëm në jetën private. Shteti i Xhorxhias madje e kishte ngritur atë në Kapitol deri sa u ndalua disa vjet më parë. Shumë njerëz janë ende të pikëlluar për të kaluar, prandaj flamuri i ri “duhet të dizajnohet në atë mënyrë që sa më shumë qytetarë të këtij shteti të mund të identifikohen me të. Ai duhet të jetë i thjeshtë dhe të ketë ngjyra të qarta. Supozoj se ngjyrat blu, të bardha dhe të kuqe do të vazhdojnë të jenë pjesë e flamurit. Dhe ekziston edhe kërkesa që në flamur të përfshihet thënia “In God We Trust” (Besojmë tek Zoti), thotë studjuesi i flamujve Majewski.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota